Microsoft thotë se Kina ka instaluar maluerë në sistemet Amerikane në Paqësor

Volt Typhoon i jep prioritet fshehjes së gjurmëve sipas hetuesve. Përdor teknika të cilat mbështeten në burimet ekzistuese të sistemeve operative por edhe përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejtë fizike.

Kina mund të jetë përfshirë në spiunazh kibernetik kundrejt interesave Amerikane në Paqësor. Microsoft dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë kanë zbuluar se një grup i dyshuar Kinez me mbështetje shtetërore quajtur Volt Typhoon, ka instaluar maluerë përgjues në sistem kritike të ishullit të Guamit.

Grupi i cili operon që prej 2021 besohet se ka kompromentuar edhe organizata shtetërore në sektorët e prodhimit, edukimit dhe komunikimit.

Volt Typhoon i jep prioritet fshehjes së gjurmëve sipas hetuesve. Përdor teknika të cilat mbështeten në burimet ekzistuese të sistemeve operative por edhe përmes ndërhyrjes së drejtpërdrejtë fizike.

Ata përdorin command line për të mbledhur kredenciale dhe të dhëna të tjera, për të arkivuar informacione dhe përdorur ato për të qëndruar brenda sistemeve.

Grupi përpiqet të maskojë aktivitetin duke dërguar trafik përmes harduerëve të rrjetit të zyrave të vogla ose shtëpive që kontrollojnë siç janë routerët.

Disa mjete të zhvilluara prej tyre shërbejnë për krijuar një kanal komandash dhe kontrolli përmes një Proxy që mban informacionet e tyre sekrete.

Maluerët nuk janë përdorur për sulme, por qasja e tyre mund të shfrytëzohet për të dëmtuar infrastruktura. Microsoft dhe NSA kanë publikuar informacione që mund të ndihmojnë viktimat potenciale të identifikojnë dhe heqin mjetet e Volt Typhoon.

Zyrtarët Amerikanë besojnë se infiltrimi i Guam është pjesë e një sistem të gjerë të grumbullimi informacioni të inteligjencës Kineze ku përfshihen edhe balonat që fluturuan mbi hapësira nukleare Amerikan në fillim të vitit.

Vëmendja që Guam ka marrë vjen nga shqetësimi i Kinës për Bazën Ajrore Andersen e cila do ti përgjigje Kinës në rastin e një pushtimi të Tajvanit. Gjithashtu është një qendër për anijet në Paqësor.