Milan ndalet nga Empoli

Pas fitores ndaj Napolit, skuadra e Milanit është ndalur nga skuadra e Empolit.

Rosonerët barazuan në ”San Siro”, me rezultat 0-0, shkruan IndeksOnline.

Në fakt Milani gjeti golin me Olivier Girud në minutën e 89-të, por goli u anulua pas rishikimit nga VAR, për prekje të topit me dorë.

Skuadra e Milanit mbete në vendin e tretë në tabelë me 52 pikë, kurse Empoli renditet e 14-ta me 32 pikë.