Skuadra e Milanit ka shënuar fitore minimale 1:0 në derbin ndaj Interit, e vlefshme për javën e 28-të në Serie A.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mbrojtësi, Estupinan në minutën e 35’të.
Në pjesën e dytë, skuadra e Chivus ishte më e mirë duke tentuar golin e barazimit, por nuk e arriti.
Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 60 pikëve në pozitën e dytë, shtatë më pak se lideri, Interi (67.








