Ministri Çeku: UEFA konfirmon përkrahjen për futbollin e Kosovës

Sot gjatë ditës, ministri i Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i FFK-së, Agim Ademi së bashku me bashkëpunëtorë, kanë takuar në selinë e UEFA-s në Nion, të parin e këtij institucioni, Aleksandër Ceferin.

Çeku ka shkruar për këtë takim, duke thënë se UEFA e ka mbështetur planin e Ministrisë së Sportit, për projektet aktuale, renovimet dhe stadiumet e reja që do të ndërohen.

“Sot bashkë me Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës u pritëm nga Kryetari i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Čeferin. Kryetarit të UEFA-së ia shpalosëm planin investiv pesë vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në Kosovë”.

“Plani investiv që bën bashkë Ministrinë e Sportit, FFK-në dhe komunat përkatëse, parasheh përmbyllje të projekteve aktuale, renovime dhe stadiume të reja futbolli. Nga Kryetari Čeferin morëm zotimin për mbështetje financiare dhe profesionale për realizimin me kohë dhe cilësor të planit pesë vjeçar të infrastrukturës së futbollit”, ka shkruar ministri Çeku.

Mbështetja financiare e këtij projekti do të ndihmohet në kuadër të programit “HatTrick”, por edhe nga fonde tjera të UEFA-s