Modelet iPhone 15 kanë bateri më të madhe

Apple thotë se linja iPhone 15 ka të njëjtën jetëgjatësi baterie si modelet e vitit të kaluar. Kompania pretendon se iPhone 15 Pro Max mund të luajë video për 29 orë me radhë dhe audio deri në 95 euro.

Apple ka vendosur një bateri me kapacitet më të lartë në linjën e re iPhone 15. Një detaj i cili nuk u përmend nga Apple u zbulua nga disa informatorë të industrisë.

Apple thotë se linja iPhone 15 ka të njëjtën jetëgjatësi baterie si modelet e vitit të kaluar. Kompania pretendon se iPhone 15 Pro Max mund të luajë video për 29 orë me radhë dhe audio deri në 95 orë.

Ndërsa iPhone 15 Pro ka jetëgjatësi baterie prej 23 orësh video dhe 75 orësh audio. Për iPhone 15 Plus jetëgjatësia është 26 orë video dhe 100 orë audio ndërsa për modelin bazë iPhone 15 jetëgjatësia është 20 orë video dhe 80 orë audio.

Por sipas MySmartPrice, një uebsajt i cili citon autoritet rregullatorë, thotë se:

  • iPhone 15 Pro Max ka një bateri me kapacitet prej 4422mAh krahasuar me 4323mAh në iPhone 15 Pro Max
  • iPhone 15 Pro ka një bateri me kapacitet prej 3274mAh krahasuar me 3200mAh në iPhone 14 Pro
  • iPhone 15 Plus ka bateri me kapacitet 4383mAh krahasuar me 4325mAh në iPhone 14 Plus
  • iPhone 15 ka bateri me kapacitet 3349mAh krahasuar me iPhone 14 3270mAh

Rritja më e madhe e kapaciteti të baterisë është aplikuar në modelet pro me mbi 2 përqind. Kjo mbase edhe prej çipit më të fundit Apple A17 Pro i cili është jo vetëm më i shpejtë por edhe më efikas falë arkitekturës 3-nanometër