“Do të jem plotësisht i hapur, nuk janë vetëm thashetheme. Rikthimi te feja është pothuajse një fenomen i përgjithshëm në të gjitha hapësirat ku komunizmi e shtypi brutalisht fenë për pesëdhjetë ose shtatëdhjetë vjet. Islamizimi, siç e quani ju, ekziston në Bosnje, por në të njëjtën masë ekziston edhe kristianizimi, pra rikthimi i interesimit për fenë te katolikët dhe ortodoksët boshnjakë.
Por Evropa e krishterë nuk e vëren kristianizimin; ajo nuk është e ndjeshme ndaj këtij fenomeni, gjë që unë e kuptoj dhe nuk ia marr për të keq. Megjithatë, duhet t’ju korrigjoj për diçka: toleranca ime nuk është me prejardhje evropiane, por muslimane. Nëse jam tolerant, i këtillë jam së pari si mysliman, e pastaj si evropian.
Evropa ka disa iluzione nga të cilat nuk arrin të çlirohet, pavarësisht fakteve të dukshme. Në Bosnje, në këtë luftë për shembull, janë shkatërruar qindra kisha dhe xhami. Të gjitha i shkatërruan “evropianët”; asnjërën nuk e shkatërruan boshnjakët.
Sundimi osman nuk ishte tamam “i butë si mëndafshi”, por të gjithë popujt e krishterë dhe të gjitha monumentet e tyre më të rëndësishme mesjetare mbijetuan pesëqind vjet të sundimit osman. Ky është një fakt.
Manastiret e njohura të Frushka Gorës, jo larg Beogradit, i mbijetuan treqind vjet sundimit osman, por nuk i mbijetuan tre vjet sundimit evropian. Ato u dogjën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Fashizmi dhe komunizmi nuk janë produkte aziatike, por evropiane. As tani Evropa nuk ka treguar ndonjë ndjeshmëri të madhe ndaj shfaqjes së fashizmit në Ballkan.
Unë e vlerësoj Evropën, por mendoj se ajo ka një mendim tepër të lartë për veten.” Alija Izetbegoviq
(Intervistë për revistën Stern, 5 nëntor 1994, Sarajevë; botuar më pas në librin: Mrekullia e Rezistencës Boshnjake, 1995).
Alija Izetbegoviq (r.a)
Hoxhë Husamedin Abazi








