Ballina Arritje Teknologji Musk sfidon Christopher Nolan, premton një “Odise” të krijuar nga AI

Musk sfidon Christopher Nolan, premton një “Odise” të krijuar nga AI

Elon Musk ka thënë se platforma e tij me Al, Grok, “do të rikrijojë” filmin e Odiseut në muajt në vijim.

Trilioneri e bëri deklaratën vetëm disa ditë pasi versioni i suksesshëm i eposit të lashtë grek nga Christopher Nolan u publikua në kinematë anembanë botës.

“Para se të mbarojë ky vit, Grok Imagine do të bëjë një film të gjatë të Odisesë që është historikisht i saktë dhe besnik ndaj artit të Homerit”, deklaroi Musk.

Shefi i Tesla-s nuk i ka mbajtur të fshehta mendimet e tij në lidhje me Nolan.

Më herët këtë muaj ai nisi një sulm të ashpër ndaj regjisorit për vendimet e tij në përzgjedhjen e aktorëve.