Mustang dhe Nissan matin forcat në pistë

Elektrifikimi ngadalë po “rrëmben” tërë auto industrinë, na pëlqeu kjo apo jo.

Megjithatë, akoma ka vetura të vjetra por shumë të mirë sportive, dhe më gjasë janë njësitë e fundit të SUS veturave që do të mund t’i shohim nëpër rrugë.

E në garën më të fundit janë përdorur Ford Mustang 2024 dhe Nissan Z 2023, që paraqesin dy filozofi krejtësisht të ndryshme në të njëjtin segment, dhe është interesant sesi matin forcat.

E një gjë e tillë është bërë e mundur falë kanalit Sam CarLegion në YouTube, ku Sam realizoi një garë tradicionale prej 400 metrash.

Mustang në GT përdor motorin 5 litërsh V8 që prodhon 480 kuaj-fuqi. Bën tërheqje me rrota të pasme dhe ka ndërrues manual me gjashtë shpejtësi.

Nissan Z gjithashtu ka gjasë shpejtësi, ndërsa e vë në lëvizje motori 3 litërsh V6, që bën gjithashtu tërheqje me rrotat e pasme dhe ka 400 kuaj-fuqi.

Është konstatuar se pavarësisht koncepteve të ndryshme, këto dy vetura sportive kanë performansa shumë të ngjashme.