NBA e largon nga klubi gylenistin turk

Ekipi i NBA-së, New York Knicks, ka ndërprerë bashkëpunimin me Enes Kanterin, basketbollistin e njohur për nga afërsia me kreun e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e klubit të New York Knicks theksohet se ky klub më nuk është i interesuar për shërbimet e Kanterit.

Kanter është i njohur për nga deklaratat në të cilat thekson besnikërinë ndaj Gülenit, liderit të organizatës terroriste FETO, përgjegjës për tentimin e grusht shtetit në Turqi, në korrik të vitit 2016.

Deklaratat e tij kundër Turqisë dhe ofrimi i mbështetjes ndaj organizatës terroriste shkaktuan reagime të mëdha. Kanter pas tentimit të FETO-s për grusht shtet njoftoi se mbiemrin e tij e ka ndryshuar në Gülen.