Ballina Lajmet Kosovë Ndërron jetë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit

Ndërron jetë kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit

Ka vdekur sot kryesuesi i Kuvendit Komunal të Oniliqit, Adem Preniqi. I ndjeri pas një sulmi kishte rën në koma para një jave, ndërsa sot ka ndërruar jetë.

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, duke e cilësuar si një njeri punëtor të palodhshëm.
Ngushëllimi i kryeministrit Haradinaj:

Me dhembje mora lajmin për vdekjen e Adem Preniqit, kryesues i Kuvendit Komunal në Obiliq, një njeriu të urtë dhe punëtori të palodhshëm. Ishte aktivist i pandalur në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve.
Vdekja e tij është humbje për familjen dhe miqtë, por edhe për institucionin ku veproi.

U shpreh ngushëllime më të dashurve të tij dhe e ndaj pikëllimin me ta.
Le të krenohen me Ademin!
I qoftë i lehtë dheu i Atdheut!