Ndërron jetë një prej kolosëve të Islamit Dr. Salah el-Khalidi (r.a)

Dr. Salah el-Khalidi

Sot paska ndërruar jetë një prej kolosëve të Islamit, Dr. Salah el-Khalidi, lusim Zotin xh.sh që ta ketë mëshiruar dhe ta bëjë prej banorëve të Xhenetit…

Kush është Salah el-Khalidi

Salah El-Halidi është një njohës shumë të mirë i komentimit të Kuranit. Ai është një personalitet i kalitur në duar të dijetarëve më eminent të kohës, andaj edhe shquhet për diapazonin e gjërë të dijës që e posedon.
Lindja dhe jeta e tij
Salah El-Halidi është i lindur në qytetin e Xheninit në Palestinës me 01.12.1947. Fëmijërinë e tij i kalon në vendlindje, më pas shkon në Nabuls për të vazhduar mësimet, dhe njëkohësisht ky ishte edhe fillimi i rrugëtimit dhe jetesës së tij jashtë vendlindjes, pasi që për shkak të rrethanave politike ai nuk mund të kthehet më asnjëherë në vendlindjen e tij, kësthu që vazhdon të jeton në Jordani.
Shkollimi i tij
Shkollën fillore deri në klasën e shtatë e kryen në vendlindje për të vazhduar më pas në Nabulsi, në një shkollë që kishte karakter fetar. Nga kjo shkollë, nxënësve të dalluar u jepej mundësia që të shkonin të mesmen në Az-har, gjë që pat fatin ta përfundonte edhe Salahu, e më vonë edhe fakultetin e Shkencave Islame po në Univerzitetin e Az-harit. Në vitin 1970, pas përfundimit të studimeve, kthehet në Jordani, me që që pjesa perëndimore e Palestinës ishte okupuar nga Izraeli në vitin 1967.
Prej dijetarëve më të njohur nga i cili kishte marrë mësime është Musa Es-Sejjid, prej dijetarëve të Palestinës. Në kohën kur kishte udhëtuar për në Egjipt, ishte kohë trazirash, kohë në të cilën dijetarët ishin cak i torturave të regjimit të atëhershëm, por megjithatë kishte arritur që të merrte mësime nga disa dijetar eminent të kohës siç është Muhamed El-Gazaliu, Sejjid Sabik, Abd El-Halim Mahmudi, e që në veçanti ndikim në formimin e tij akademik ka pasur Muhamed El-Gazaliu.
Në vitin 1977, regjistrohet për studime posdiplomike në Universitetin Islamik “Imam Muhamed Ibn Seud” në Riad të Arabisë Saudite, dhe si disertacion të saj kishte temën “Sejid Kutubi dhe ilustrimi artistik në Kuran”, ku me sukses arrinë ta mbroj në vitin 1980. Më vonë nga po i njëjti universitet arrin ta mbroj edhe doktoraturën, ku për disertacion kishte zgjedhur t’i qasej tefsirit të Seid Kutubit nën titullin “Fi Dhilal El-Kuran (Nën hijen e Kuranit), studim dhe vlerësim”, e që arrin me sukses të mbroje titullin e doktoraturës në vitin 1984.
Veprimtaria e tij
Gjatë studimeve të tij në Arabinë Saudite kishte nderin të takohej me shumë dijetarë të saj kohe, prej të cilëve edhe mori dije e prej tyre po cekim: Abdullah El-Gadëjan, Mustafa Muslim, Ahmed Sakar, Muhamed Kutub, etj.
Ka punuar punë të ndryshme, duke filluar si ligjërues në xhami të ndryshme në Jordani, ndihmës Ministri për çështje fetare, dekan i fakultetit të studimeve Islame, ligjërues në Universitetin Botëror të Shkencave Islame në Aman të Jordanisë, ku punon edhe sot e kësaj dite si ligjërues dhe profesor i rregullt i lëndës së tefsirit dhe shkencës së Kuranit.
Është autor i 44 librave, duke filluar nga i parë i libri i tij botuar me titull “Sejid Kutubi, dëshmori i gjallë”, në vitin 1981, ndërsa si më i dashur për autorin mbetet libri “Të gjithë janë bijtë e mi”, mandej ka pasur një seri prej afro 10 librave nën titullin “Nga margaritarët e Kuranit”.

Nga librat e tij më të njohur do të theksonim:
1- Seijd Kutub, esh-shehid el-haji.
2- Thevabit li el-muslim el-muasir.
3- Ixhaz el-Kuran el-bejani.
4- Hakaik kuranije havle el-kadije el-filistinije.
Kur përmendet emri i tij, shumicës së njerëzve u shkon mendja tek Seid Kutub dhe mendojnë se në mes tyre ka ndonjë lidhje, por këtë e mohon vetë Dr. Salah El-Haldi, i cili tregon se asnjëherë nuk është takuar personalisht me të, por e ka njohur përmes librave dhe shkrimeve të tij. Në Egjipt kishe shkuar dy muaj pas burgosjes së Seid Kutubit, por ekzekutimi i tij edhe më shumë ia kishte shtuar përkushtimin dhe hulumtimin për këtë person, duke e bërë kureshtarë që të i lexoj të gjithë librat e tij, e disa prej tyre më shumë se një herë.

Nga Artan Musliu