Ish-menaxheri i njërit prej supermarketeve Lidl në Spanjë ka paditur zinxhirin e supermarketeve te cilet e kishin larguar nga puna pasi kishte punuar shumë.
Punonjësi i identifikuar si Jean P nga mediat spanjolle, vinte në dyqan para se të hapej, duke kaluar kohë në kontrollimin e arkave, çmimeve dhe përgatitjes së dyqanit para se të arrinte stafi.
“Supermenaxheri” u shkarkua për shkelje të rregullave të Lidl-it për punë të papaguar jashtë, si dhe praninë si i vetëm në dyqan – një shkelje tjetër e rregullave të kompanisë.
Por avokati i Jean P argumentoi se Lidl përfitoi nga shkelja e rregullave dhe se klienti i tij nuk ishte udhëzuar nga kompania që të mos vinte para kohe. Avokati gjithashtu pohoi se klienti i tij ishte nën presion për rritje të performancës, punë që kërkonte “kohë dhe përkushtim”. /MESAZHI/





