Në Microsoft Copilot tashmë mund të gjeneroni muzikë

Ky mjet shkon për përdoruesit e zakonshëm që duan të gjenerojnë një muzikë për një e-mail urimi apo diçka të ngjashme.

Microsoft Copilot lançoi një funksionalitet të ri që krijon këngë falë bashkëpunimit me platformën AI të krijimit të muzikës Suno.

Gjiganti i Windows thotë se përdoruesit tashmë mund të krijojnë këngë të personalizuara pavarësisht sfondit muzikor. Suno ka punuar me algoritme të ndryshme për të krijuar një AI që mund të gjenerojë këngë të plota dhe siç duket kompania ja ka arritur.

Kur aksesoni mjetin, e gjitha që duhet të bëni është të shkruani me tekst çfarë dëshironi dhe algoritmi bën pjesën tjetër.

 

Rezultati në fund duhet të jetë ca këngë argëtuese dhe të personalizuara së bashku me tekst dhe zëra që këndojnë.

Gjithashtu mund të gjeneroni një muzikë instrumentale. Përdorimi i AI në industrinë muzikore është rritur kohët e fundit por shumica e mjeteve ndihmojnë muzikantët.

Ky mjet shkon për përdoruesit e zakonshëm që duan të gjenerojnë një muzikë për një e-mail urimi apo diçka të ngjashme.

Funksionaliteti është i disponueshëm nga dita e sotme edhe pse lançimi bëhet me faza. Me fjalë të tjera mund tu duhet të prisni disa javë.