Nëse ende përdorni një iPhone 4, Apple ka lajme të këqija

Sipas 9to5Mac, virtualisht të gjitha shërbimet online të Apple me përjashtim të iCloud do të ndalojnë së funksionuari me iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11.

hërbimet e Apple janë të integruara ngushtë me sistemet operative të kompanisë si iOS dhe macOS. Por pavarësisht ardhjes së softuerëve të rinj, Apple gjithashtu mban disa shërbime funksionale softuerët e vjetër.

Së shpejti mund të ndryshojë ndërsa kompania mund të mbyllë disa prej shërbimeve për softuerët e vjetër.

Sipas 9to5Mac, virtualisht të gjitha shërbimet online të Apple me përjashtim të iCloud do të ndalojnë së funksionuari me iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11.

Përdoruesit të cilët kanë softuerët e vjetër do të njoftohen për ndryshimin e ardhshëm dhe tu kërkohet të përditësojnë pajisjet nëse diçka e tillë është e mundur.

Deri në këtë moment nëse keni një iPhone 3GS ende mund të përdorni disa shërbime si iMessages. Përdoruesit e iPhone 4 mund të bëjnë ende thirrje FaceTime. Sigurisht funksionalitetet e fundit të këtyre aplikacioneve nuk janë të disponueshme por nuk e kanë humbur asnjëherë atë çfarë kanë marrë deri në atë moment.

E gjitha kjo mund të ndryshojë së shpejti.

Arsyet e këtij vendimi janë të paqarta. Sipas Apple vetëm 8 përqind e pajisjeve iOS kanë iOS 15 ose më të vjetër.