Neymar te Barcelona, këta dy futbollistë transferohen në PSG

Tashmë gjithçka mund të jetë e kryer, Neymar mund të quhet futbollisti i Barcelonës.

Sulmuesi brazilian largohet nga PSG pas vetëm dy sezoneve për t’u rikthyer në Camp Nou. Marrëveshja u arrit si në mes të klubeve, ashtu edhe midis Barcelonës dhe lojtarit. Në orët e ardhshme pritet të bëhet zyrtarizimi.

Pasi ishte transferimi më i shtrenjtë në histori, Neymar kthehet aty ku bëri debutimin e tij evropian, përcjell lajmi.net.

Një verë e ndërlikuar për sulmuesin brazilian, i cili në të vërtetë u përjashtua nga skuadra, me Tuchel që nuk e ftoi asnjëherë për ndeshjet e para në kampionat.

Në operacionin, i cili do të shohë rikthimin e ish-numrit 10 të PSG-së te Barça, janë sakrifikuar dyshja Todibo dhe Rakitic, pasi Dembele assesi nuk bindej.

Nuk dihet numri i saktë i parave që Barca i ka dhënë kampionit francez, por flitet që të jetë rreth 100 milionë euro.

Kontrata për marrëveshjen ekonomike tashmë ekziston midis Barcelonës dhe Neymar, derisa ndërmjetësit aktualisht janë në punë për të përcaktuar detajet përfundimtare para transferimit.