Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

Audi ka paralajmëruar se në fabrikën Zwivkau në Gjermani ka nisur prodhimin e modelit elektrik Q4-e-tron, premiera e të cilit do të bëhet muajin e ardhshëm.

Në këtë fabrikë po prodhohet edhe Volkswagen ID.4, ndërsa në të ardhmen nga aty do të dalin edhe modelet tjera elektrike të VW Group.

Q4 e-tron së fundi u “prezantua” me prototipin e maskuar, derisa shitja pritet të nisë gjatë verës.

Q4 e-tron vjen me një maskë të përparme tërheqëse me drita LED, derisa në brendësi është paraparë tabloja digjitale e instrumenteve me ekran 10.1 inç. Do të ketë edhe “asistent zëri”.
Q$ e-tron është ndërtuar në platformën MEB të Volkswagenit për vetura elektrike. Gjatësia do të jetë 4.590 mm, gjerësia 1.865 mm dhe lartësia 1.613 mm.

Do të jenë disa versione të këtij modeli, ndërkohë bateritë do të jenë fuqi mes 52 dhe 77 kWh, kurse me to do të mund të kalohen në 500 km.