Një çip në dorën e djathtë si çelës makine Tesla

Çipi funksionon pa kontakt dhe mbulohet nga një substancë që lejon edhe përdorimin e tij për Apple Pay me teknologjinë NFC

Një çip i vogël i vendosur në krahun e djathtë të pronarit të një makine Tesla është ajo çfarë ai ka nevojë për tu kyçur në makinën e tij.

Brandon Dalaly publikoi një video në rrjetin social Twitter dhe në YouTube duke implantuar çipin VivoKey Apex në krah.

Çipi funksionon pa kontakt dhe mbulohet nga një substancë që lejon edhe përdorimin e tij për Apple Pay me teknologjinë NFC.