Një dron që besohet të jetë një mjet ajror pa pilot (UAV) zbulues “Orlan-10” i prodhimit rus u gjet të premten në provincën Kocaeli, në veriperëndim të Turqisë, njoftoi Ministria e Brendshme turke, transmeton Anadolu.
Sipas ministrisë, droni u gjet në lagjen Çubuklubala të rrethit Izmit në Kocaeli, ndërsa njoftimi u bë përmes platformës sociale turke NSosyal.
Hetimet janë në vazhdim, shtoi ministria.
Kjo vjen pasi Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare deklaroi të hënën se një dron jashtë kontrollit, që po i afrohej hapësirës ajrore turke mbi Detin e Zi, u rrëzua në një zonë të sigurt “për të parandaluar çdo dëm të mundshëm”.




