Një fushatë hakimi por godet lojërat e Activision Blizzard

Sipas raportit Activision Blizzard po përpiqet të ndihmojë me eliminimin e mauerit dhe identifikimin e lojtarëve të prekur.

Gjiganti i video lojërave Activision tha se është duke hetuar një fushatë hakimi i cili ka vënë në shënjestër lojtarët në përpjekje për tu vjedhur atyre kredencialet.

Aktualisht objektivat kryesore të hakerëve – me përjashtim të vjedhjes së llogarive – janë të paqarta. Sipas TechCrunch, kjo fushatë ka arritur me sukses të instalojë maluerë në kompjuterët e përdoruesve dhe më pas vjedhur fjalëkalimet e llogarive gaming dhe portofolëve kripto.

Sipas raportit Activision Blizzard po përpiqet të ndihmojë me eliminimin e mauerit dhe identifikimin e lojtarëve të prekur.

Fushata e maluerit u zbulua fillimisht nga Zeebler, një person i cili zhvillon dhe shet softuerë manipulues për lojën Call of Duty. Ditën e Enjte në Zeebler tha se hakerë ishin duke goditur gamerat të cilët përdorin softuerë manipulues për të vjedhur kredencialet e tyre.

Sipas tij bëhet për një maluer infostealer ku çdo gjë duket sikur të jetë një softuer legjitim që po instalohet në kompjuterët e viktimave.

Në këtë pikë përdoruesit e zakonshëm të lojërave të Activision nuk janë në rrezik, por vetëm ata që përdorin softuerë të palëve të treta, kryesisht për të përfituar avantazhe përmes manipulimit në lojë.