Një listë me 35 aplikacione të dëmshme në Android kanë infektuar miliona pajisje

Edhe pse reklamat nuk janë diçka e pazakontë në Android, këto aplikacione përdorin sistemet e tyre për ti ofruar, që do të thotë se mund të ofrojnë edhe maluerë gjithashtu.

35 aplikacione në Play Store me më shumë se 2 milionë shkarkime së bashku po përpiqen të vjedhin të dhënat personale të përdoruesve duke treguar reklama të padëshiruara sipas hulumtuesve të firmës së sigurisë kibernetike Bitdefender.

Aplikacionet janë të përhapura në disa kategori popullore, nga aplikacione GPS tek filtra fotosh dhe sfonde. Secili prej tyre ka marrë qindra mijëra shkarkime dhe përdorin taktika të fshehta për të shmangur identifikimin.

Nëse keni ndonjërin prej tyre, duhet ta fshini menjëherë.

Sipas postimit në blog të Bitdefender, aplikacionet fshehin prezencën e tyre duke ndryshuar emetimin dhe më pas ikonën përpara se të fillojnë të ofrojnë reklama agresive.

Edhe pse reklamat nuk janë diçka e pazakontë në Android, këto aplikacione përdorin sistemet e tyre për ti ofruar, që do të thotë se mund të ofrojnë edhe maluerë gjithashtu.

Disa aplikacione fshehin prezencën e tyre duke ndryshuar emërtimin dhe ikonën e aplikacionit pasi janë instaluar. Një shembull i kësaj taktike është aplikacioni GPS Location sipas Bitdefender.

Ndryshimi i emërtimit bëhet me qëllim që të jetë i vështirë gjetja dhe identifikimin e tij për ta çinstaluar. Mëposhtë gjeni listën e aplikacioneve të cilat janë në Play Store dhe që duhet ti hiqni menjëherë:

Walls light – Wallpapers Pack
Big Emoji – Keyboard
Grad Wallpapers – 3D Backdrops
Engine Wallpapers – Live & 3D
Stock Wallpapers – 4K & HD
EffectMania – Photo Editor
Art Filter – Deep Photoeffect
Fast Emoji Keyboard
Create Sticker for Whatsapp
Math Solver – Camera Helper
Photopix Effects – Art Filter
Led Theme – Colorful Keyboard
Keyboard – Fun Emoji, Sticker
Smart Wifi
My GPS Location
Image Warp Camera
Art Girls Wallpaper HD
Cat Simulator
Smart QR Creator
Colorize Old Photo
GPS Location Finder
Girls Art Wallpaper
Smart QR Scanner
GPS Location Maps
Volume Control
Secret Horoscope
Smart GPS Location
Animated Sticker Master
Personality Charging Show
Sleep Sounds
QR Creator
Media Volume Slider
Secret Astrology
Colorize Photos
Phi 4K Wallpaper – Anime HD

Duhet të jeni të kujdesshëm kur shkarkoni aplikacione. Së pari duhet të kontrolloni për ndonjë pasaktësi si përshembull numër të lartë shkarkimesh po asnjë vlerësim. Gjithashtu tregohuni të vëmendshëm ndaj lejeve që kërkojnë aplikacionet.

Në tërësi Play Store është një dyqan aplikacionesh shumë i sigurte, por jo rrallë herë ka pasur raste kur aplikacione dhe maluerë kanë penetruar dhe shkuar gjer tek përdoruesit. /PCWorld Albanian