Një mjet me inteligjencë artificiale mund të thyejë një fjalëkalim përpara se të lexoni këtë lajm

Eksperimenti u krye nga firma e sigurisë kibernetike Home Security Heroes duke përdorur PassGAN, një mjet të ri për thyerjen e fjalëkalimeve.

Nëse nuk keni besuar se fjalëkalimet mund të thyhen me lehtësi, inteligjenca artificiale është këtu për t’ju provuar të kundërtën.

Një mjet AI arriti të thyente gjysmën e fjalëkalimeve me të cilat u përball nën një minutë dhe 65 përqind brenda një ore.

Eksperimenti u krye nga firma e sigurisë kibernetike Home Security Heroes duke përdorur PassGAN, një mjet të ri për thyerjen e fjalëkalimeve.

Ndryshe nga mjetet e zakonshme të thyerjes së fjalëkalimeve të cilët përdorin një set të caktuar të dhënash, PassGAN udhëhiqet nga dy rrjete neurale: një për të gjeneruar fjalëkalime dhe tjetri për të dalluar fjalëkalimin e parë të rremë me fjalëkalimet e marra nga thyerjet e vërteta të sigurisë.

Si rezultat ky mjet mund të parashikojë më mirë fjalëkalimet më të sofistikuara duke i hapur rrugë thyerjes më të shpejtë dhe në shkallë të gjerë të fjalëkalimeve.

PassGAN u ushqye me 15 milionë fjalëkalime nga sulmi 2009 RockYou, të dhëna të cilat përdoren masivisht për trajnimin e mjeteve të tilla. Fjalëkalimet nën 4 karaktere dhe mbi 18 karaktere u lanë jashtë testimit.

Kjo sepse fjalëkalimet me 4 karaktere thyheshin menjëherë. Në tërësi mjeti arriti të thyen 51 përqind të fjalëkalimeve në 1 minutë, 65 përqind në një orë, 71 përqind në një ditë dhe 81 përqind në një muaj.

Bazuar në gjetjet e tyre, Home Security Heroes këshillonin shmangien e ripërdorimit të fjalëkalimeve, ndryshimin e shpeshtë të tyre dhe përdorimin e fjalëkalimeve me mbi 15 karaktere. /