Një skemë mashtrimi në Facebook vjedh kredencialet e përdoruesve

Edhe pse ky lloj mashtrimi nuk përbën diçka të re, duke qenë se qarkullon që prej 1 viti sipas BleepingComputer, ende por shfaqet në llogaritë e shumë përdoruesve.

Nëse shikoni një postim në Facebook me fjalët në gjuhën Angleze “I can’t believe he’s gone. I’m gonna miss him so much”, tregohuni të kujdesshëm sepse llogaria që e ka postuar po përdoret për të përhapur një mashtrim phishing.

Ja sesi funksionon: Një haker vjedh një llogari. Më pas ato postojnë këtë mesazh së bashku me një lidhje uebsajti që duket legjitime. Në fakt kjo lidhje ridrejton përdoruesit që e klikojnë në një uebsajt mashtrues që ju kërkoj të vendosni kredencialet e Facebook për të vijuar më tutje.

Nëse llogaria juaj vidhet përmes kësaj skeme, do të përdoret për të përhapur këtë skemë tek miqtë tuaj.

Edhe pse ky lloj mashtrimi nuk përbën diçka të re, duke qenë se qarkullon që prej 1 viti sipas BleepingComputer, ende por shfaqet në llogaritë e shumë përdoruesve.

Për tu mbrojtur nga një fushatë e tillë duhet të vendosni fjalëkalime të forta, unik dhe të rastësishëm. Për këtë mund të përdorni një menaxher fjalëkalimesh.

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) ku format më të sigurta të këtij të fundit janë aplikacionet që gjenerojnë kodet 2FA ose çelësat e harduerit.

Së fundi mund të përdorni një antivirus që identifikon dhe bllokon lidhjet e dëmshme.