Një standard i ri do të dyfishojë shpejtësinë e transferimit të kabllove USB-C

USB Promoter Group nuk shpjegoi detajet sesi një gjë e tillë do të jetë e mundur por sipas the Verge bëhet fjalë për një specifikim të ri.

Një version i ri USB 4 po shfaqet në horizon dhe përdoruesit nuk duhet të blejnë një kabëll të ri për të përfituar nga avantazhet e tij.

USB Promoter Group njoftoi se gjenerata e ardhshme e versionit 2.0 të USB do të dyfishojnë bandwidth-in e kontektorëve ekzistues nga 40Gbps në 80Gbps.

Standardi i ri gjithashtu funksionon me kabllot e vjetra USB 4. Kjo do të thotë se kabllot ekzistuese USB-C 40Gbps do të kenë shpejtësi më të larta kur standardi i ri të bëhet i disponueshëm.

USB Promoter Group nuk shpjegoi detajet sesi një gjë e tillë do të jetë e mundur por sipas the Verge bëhet fjalë për një specifikim të ri.

Gjithashtu nuk dihet kur standardi i ri do të arrijë konsumatorët. Aktualisht është në fazë testimi me zhvilluesit dhe do të duhet kohë derisa të gjithë të kemi akses në të. /PCWorld Albanian