Një video koncept e Windows 12 është ëndrra e çdo përdoruesi

Shumë përdorues u ankuan për largimin e shumë opsioneve të Windows 10-ës në Windows 11.

Microsoft ende nuk ka konfirmuar nëse versioni i ardhshëm i Windows do të quhet Windows 12, por ajo që të gjithë jemi të sigurte është se një përditësim madhor po vjen për sistemin operativ.

Edhe pse po presim një komunikim zyrtar nga Microsoft për Windows 12-ën, fansat dhe entuziastët kanë filluar të përfshihen duke ndërtuar disa koncepte që ata shpresojnë që Microsoft ti implementojë në sistemin e ardhshëm operativ.

YouTube-ri dhe dizajneri Addy Visual ka publikuar një video koncept të Windows 12-ës ku shihen disa funksionalitete dhe tipare të kërkuara nga përdoruesit së bashku me disa ide të reja.

Videoja tregon një menu start që shkrin të bashku elementë të Windows 11-ës dhe Windows 11-ës. Pamje estetike mbetet e njëjtë me Windows 11-ën, por funksionaliteti është më i përafërt me Windows 10-ën siç janë listat e programeve. Mini-aplikacionet gjithashtu “jetojnë” në menunë Start sipas konceptit.

Taskbar-i shfaqet me shumë ndryshime në video ku vihen re elementë dinamikë të cilët tregojnë informacione dhe njoftime ose opsioni për të klikuar në taskbar për të thirrur mini-aplikacionet.

Këto mini-aplikacione mund të vendosen në desktop gjithashtu.

Shumë përdorues u ankuan për largimin e shumë opsioneve të Windows 10-ës në Windows 11. Përkundër asaj çfarë Microsoft bëri, Addy Visuals shfaq opsione për të zgjedhur një taskbar më vete ose një të shtrihet në mbarë ekranin.

Grupet e aplikacioneve janë rikthyer gjithashtu. File Explorer përmban disa elementë të ridizajnuar. Sigurisht ky është vetëm një koncept dhe dizajnimi i pjesëve të ndryshme të sistemit operativ kërkon shumë punë dhe kodim.