Mbi 100 uebsajte ofrojnë mbështetje për ta edhe pse Dashlane thotë se 52 përqind e passkeys përdoren në 20 aplikacionet më popullore.
Menaxheri i fjalëkalimeve Dashlane ka publikuar një raport të ri për përdorimin e fjalëkalimeve çelësa i cili krijon një ide sesa njerëz po i adoptojnë kyçjet në llogaritë e tyre pa fjalëkalim.
Dashlane ka vërejtur një rritje me 400 përqind të përdorimit të fjalëkalimeve çelësa – passkeys – që prej fillimit të 2024 dhe 1 në 5 përdorues aktivë të Dashlane ka të paktën një fjalëkalim çelës.
Mbi 100 uebsajte ofrojnë mbështetje për ta edhe pse Dashlane thotë se 52 përqind e passkeys përdoren në 20 aplikacionet më popullore.
Ndarë në sektorë të industrisë, e-commerce zë pjesën më të madhe të identifikimit përmes passkeys prej 42 përqind. Roblox është i vetmi nga sektori gaming që hyn në 20 aplikacionet më popullore që kanë implementuar këtë teknologji.
Përpunuesi global i pagesave Stripe gjithashtu është pjesë. Raporti i Dashlane gjeti se përdorimi i passkeys ka rritur me 70 përqind tentativat e suksesshme për tu kyçur në llogari të ndryshme krahasuar me fjalëkalimet tradicionale.
Sipas FIDO Alliance përdoruesit braktisin blerjet në momentin që ju kërkohet të kyçen përmes një fjalëkalimi deri 4 herë në muaj mesatarisht, një rritje me 15 përqind mes 2022 dhe 2023.








