Njihuni me modelin më të ri EV9 Air nga Kia

Modeli më i fundit dhe më pak i kushtueshëm në linjën mbresëlënëse të SUV-ve elektrik është Kia EV9 Air.

Air vjen me ekrane të dyfishta, Apple CarPlay, dhe Android Auto me valë, një kamerë 360 gradë, ulëse me ngrohje, dhe teknologji autonome të drejtimit e cila i mundëson Kia-s të drejtohet brenda një korsie për periudha të kufizuara kohore.

Në vend të konfigurimit me dy motorë, modeli i ri ka një motor të vetëm të montuar prapa, shkruajnë mediat e huaja.

Kjo e zvogëlon fuqinë e përgjithshme nga 378 kuaj në 200 kuaj fuqi. Në anën pozitive, mungesa e motorit të përparmë nënkupton hapësirë më e madhe.

Modeli i ri vjen me baterinë 99.8 kWh, me shpejtësi karikimi prej 210 kW. Pra një karikim prej 10-80 për qind zgjat jo më shumë se 24 minuta.

EV9 nuk përfshin vetëm një teknologji më moderne, por edhe udhëtim më të mirë, kabinë më të gjerë, dhe më inteligjente.

Këto veçori thuhet se do të justifikojnë çmimin e lartë të saj.