Numri i përdoruesve aktivë të Threads është përgjysmuar në një javë

Threads pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve pas 100 milionë regjistrimeve të arritura më 10 Korrik. Që atëherë numri ka shkuar në 114 milionë.

Aplikacioni Threads i Meta pati një moment që u duk sikur do të kalonte Twitter në vetëm pak muaj, por e gjitha mund të mos jetë aq e thjeshtë.

Sipas të dhënave të firmës analitike Similarweb, numri i përdoruesve aktivë në Threads ra nga 49 milionë në 23.6 milionë brenda javës.

Dita më e mirë e Threads ishte 7 Korrik, dy ditë pas debutimit, por numri i përdoruesve aktivë ka qenë në rënie që prej atij momenti.

Minutazhi ditor që përdoruesit shpenzojnë në platformë ka rënë gjithashtu nga 21 minuta më 7 Korrik në vetëm 6 minuta më 14 Korrik thotë Similarweb.

Threads pati një rritje të ndjeshme të numrit të përdoruesve pas 100 milionë regjistrimeve të arritura më 10 Korrik. Që atëherë numri ka shkuar në 114 milionë.

Një arsye e suksesit të Threads në ditët e para ishte lehtësia e krijimit të një llogarie për përdoruesit e Instagram. Shifrat do të kishin qenë edhe më të larta nëse do të ishte i disponueshëm në Bashkimin Evropian.

Ende Threads i mungojnë shumë funksionalitete bazike që Twitter i ka prej vitesh siç janë emoji, hashtag-et dhe një kohështrirje kronologjike duke e bërë më të vështirë për shumë përdorues të ndërrojnë platformën nga Twitter në Threads.