OKB e shqetësuar për situatën në Afganistan

Stephane Dujarric

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së, Stephane Dujarric, në konferencën ditore të shtypit e përshkroi si shqetësuese përshkallëzimin e dhunës në Afganistan pas përparimit ushtarak të talibanëve.

Pasi tha se në qytetet Helmand dhe Kandahar, ka raporte për rritje të viktimave civile, shkatërrim ose dëmtim të shtëpive, si dhe infrastrukturës, përfshirë spitalet, Dujarric gjithashtu u shpreh se OKB-ja është thellësisht e shqetësuar për dhjetëra-mijëra njerëz që kanë mbetur të bllokuar në mes të konfliktit në Lashkar Gah të Afganistanit jugor.

Zëdhënësi theksoi se që nga fillimi i këtij viti pothuajse 360 mijë njerëz u detyruan të shpërnguleshin nga konflikti në Afganistan, kurse në total që nga viti 2012 numri i të shpërngulurve ka arritur në pesë milionë njerëz.

Dujarric u bëri thirrje palëve në Afganistan të mbrojnë civilët dhe infrastrukturën civile, dhe i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të sigurojë 1,3 miliardë dollarë ndihmë për Afganistanin.

Ndërsa procesi i paqes në Afganistan mbetet i pasigurt, mes forcave të sigurisë dhe talibanëve vazhdojnë luftime të ashpra. /trt