OnePlus Nord 2T vjen në Evropë për 399 euro

Nord 2T do të shitet në dy konfigurime: 8GB RAM dhe 128GB memorie për 399 euro dhe 12GB RAM dhe 256GB memorie për 499 euro.

OnePlus zyrtarisht zbuloi tre pajisje të reja buxhetore ditën e sotme për Evropën: OnePlus Nord 2T, Nord CE 2 Lite dhe kufjet wireless Nord Buds.

Nord 2T fillon me një çmim bazë prej 399 eurosh dhe është një version i përmirësuar i modelit të vitit të kaluar Nord 2.

Ndërsa Nord CE 2 është një hap pas i Nord CE 2 Lite që fillon nga 299 euro. Së fundi Nord Buds kushtojnë 49 euro.

Smartfoni Nord 2T vjen me procesorin MediaTek Dimensity 1300, një version i përmirësuar i Dimensity 1200 të vitit të kaluar dhe me teknologjinë e karikimit të shpejtë 80W. Ekrani 90Hz dhe kamerat ngelin të pandryshuara me modelin e kaluar.

Nord 2T do të shitet në dy konfigurime: 8GB RAM dhe 128GB memorie për 399 euro dhe 12GB RAM dhe 256GB memorie për 499 euro.

Sa i përket Nord CE 2 Lite është pak më i lirë sesa varianti Nord CE 2. Për këtë çmim smartfoni ofron procesorin Snapdragon 695, 6GB RAM dhe 128GB memorie. Ka një bateri prej 5,000 mAh që karikohet me 33-vat.

Ekrani 6.59-inç 1080p ka frekuencë rifreskimi prej 120Hz, një çudi për një smartfon me këtë çmim ndërsa kamerat e pasme kanë një sensor kryesor 64-megapiksel.

Së fundi Nord Buds ofrojnë 7 orë jetëgjatësi baterie, mbështetje për Dolby Atmos dhe certifikim IP55 për rezistencë ndaj pluhurit dhe ujit. /PCWorld Albanian