OnePlus sjell modelin më të fuqishëm AI të Google në smartfonët e saj

OnePlus dhe Oppo dëshirojnë të bëhen të parët në tregun e smartfonëve që lançojnë funksionalitete AI fuqizuar nga Gemini Ultra këtë vit.

Modeli AI Gemini i Google vjen në tre madhësi të ndryshme: Ultra, Pro dhe Nano. Tek smartfonët, Pixel 8 vjen me Gemini Nano ndërsa Samsung vendosi të përdorë Gemini Pro në seritë Galaxy S24.

Për tju bashkuar dy të parëve, OnePlus dhe Oppo njoftuan se do të integrojnë Gemini në pajisjet e tyre. Por ndryshe nga smartfonët Galaxy dhe Pixel, dy kompanitë në pronësi të BBK vendosën të përdorin Gemini 1.0 Ultra, modelin AI më të fuqishëm të Google.

OnePlus dhe Oppo dëshirojnë të bëhen të parët në tregun e smartfonëve që lançojnë funksionalitete AI fuqizuar nga Gemini Ultra këtë vit.

Duke integruarmodelin më të fuqishëm të Google, telefonët OnePlus dhe Oppo pritet të ofrojnë disa funksionalitete AI impresionuese.

Përtej modelit AI, dy kompanitë do të integrojnë edhe produktet Cloud AI të Google. Falë saj, shumë veçori AI të disponueshme në Galaxy S24 dhe Pixel 8 siç janë përmbledhja e lajmeve dhe përmbajtjeve audio, do të vinë në smartfonët OnePlus dhe Oppo.

Njoftimit të sotëm nga dy kompanitë i mungon informacioni se cilët smartfonët do të vinë me Gemini Ultra.