Opsioni i ri në Microsoft Edge kontrollon sasinë e RAM që konsumon shfletuesi

Siç duket ky opsion shkon për gamerat të cilët më shumë se asnjë përdorues tjetër kanë nevojë për RAM në dispozicion.

Microsoft po punon në një funksionalitet të ri për shfletuesin Edge ku përdoruesit mund të kufizojnë sasinë e RAM që përdor.

Funksionaliteti i ri është në testim dhe përmban një slider me cilin mund të kufizoni sasinë e RAM për Edge.

Siç duket ky opsion shkon për gamerat të cilët më shumë se asnjë përdorues tjetër kanë nevojë për RAM në dispozicion.

Ndërsa slider ju lejon zë zgjidhni mes 1GB deri në 16GB në një sistem me 16GB RAM, Microsoft paralajmëron se vendosja e një limiti të ulët mund të ndikojë në shpejtësinë e shfletuesit.

Nuk është e qartë se kur Microsoft do ta sjellë këtë veçori duke qenë se aktualisht po testohet në kanalet Canary të Edge. Është opsioni më i fundi i cili synon të rrisë efikasitetin e shfletuesit.

Përgjatë viteve Microsoft ka adresuar performancën dhe efikasitetin me veçori të cilat përmirësojnë përdorimin e RAM-it, procesorit dhe baterisë nga shfletuesi.