Dhjetëra mijëra persona u mblodhën Pakistan për të marshuar në mbështetje të Palestinës, raporton Anadolu.
Pjesëmarrësit në marshimin e organizuar nga Partia Tehreek-e Labbaik (TLP) e Pakistanit, u mblodhën në rajonin Faizabad në Rawalpindi.
Protestuesit marshuan nga Faizabad deri në hyrjen e “zonës së kuqe” në Islamabad në të cilën ndodhen përfaqësitë diplomatike, parlamenti dhe ministritë.
Dhjetëra mijëra persona me flamuj palestinezë në duar, theksuan mbështetjen e tyre për Palestinën dhe reaguan ndaj sulmeve të Izraelit kundër Gazës.
Për shkak të marshimit në Islamabad u mobilizuan 3 mijë forca policore, ndërsa në pika të ndryshme të kryeqytetit u vendosën kontejnerë.
?Massive Pro-Palestine Rally in #Pakistan for #Gaza????
Pakistan Stand With Palestine without any Doubt ??#ابو_عبيدة #PakistanTehreekeIndia #CeasefireForGaza #GazaGenocide #FreePalestine #GazaUnderAttack #حماس #IsraelPalestineWar #غزه_مقبرة_الغزاة #طوفان_القدس pic.twitter.com/buvhpdqBdV
— Pakistani Tweets?? (@ThepakiTweets) November 5, 2023




