Pas 38 vitesh bie në Tokë sateliti i NASA

ERBS u ngjit në hapësirë në anijen kozmike Challenger në 1984 ndërsa ishte austronautja femër Sally Ride që e vendosi në orbitë duke përdorur robotin Canadarm.

Një satelit 38-vjeçar i NASA është rikthyer në Tokë pas asnjë incident. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes konfirmoi se sateliti ERBS ka hyrë në atmosferën e Tokës në 5:04 me orën tonë lokale mbi bregun e Alaskës më 8 Janar.

Nuk ka raportimeve për dëme apo të lënduar sipas Associated Press. NASA kishte thënë më herët se ekziston një shans 1 me 9400 që dikush të dëmtohej ndërsa zyrtarë të tjerë thanë se ekzistonte një mundësi që disa pjesë ti mbijetonin përplasjes.

ERBS u ngjit në hapësirë në anijen kozmike Challenger në 1984 ndërsa ishte austronautja femër Sally Ride që e vendosi në orbitë duke përdorur robotin Canadarm.

Kathryn Sullivan, pjesëtare e ekipit, kreu ecjen e parë në hapësirë nga një femër Amerikane gjatë atij misioni. Sateliti ishte planifikuar të grumbullonte informacione rreth ozonit për dy vite por tu tërhoq nga funksioni vetëm në 2005, ose dy dekada më vonë.

Ky mjet ndihmoi shkencëtarët të kuptonin sesi Toka thith energjinë diellore. Në dekadat në vijim mund të mos shohim pajisje të tilla antike të bien nga orbita. Autoritetet Amerikane së fundi propozuan një jetëgjatësi 5 vjet për mjetet fluturuese hapësinore. /PCWorld Albanian