Pas 80 vitesh Britania publikon dokumente dhe foto të kompjuterit që i ndihmoi të fitojnë Luftën e Dytë Botërore

Ndërsa kompjuteri ENIAC i 1945 konsiderohej më superior, zbulimi i ekzistencës së Colossus e ripozicionoi atë në historinë e kompjuterëve.

Agjencia Britanike e Inteligjencës GCHQ publikoi në Janar disa imazhe dhe dokumente në lidhje me Colossus, një prej kompjuterëve të saj të parë dixhitale.

Publikimi u bë në 80 vjetorin e këtyre makinerive që u përdorën për të deshifruar komunikimin e forcave armike dhe që ndihmuan jashtëzakonisht shumë forcat aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një formë a tjetër publiku kishte njohuri për ekzistencën e këtyre kompjuterëve por Britania asnjëherë nuk konfirmoi formalisht ekzistencën e një projekti të tillë deri në fillim të viteve 2000.

Colossus nuk ishte një kompjuter i vetëm, por një seri kompjuterësh zhvilluar nga shkencëtarët Britanikë përgjatë viteve 1943-1945.

Këto pajisje elektronike 2 metra të larta luajtën një rol të madh në thyerjen e Lorenz cipher, një kod i përdorur për komunikim mes zyrtarëve të lartë të Gjermanisë në Europën e pushtuar.

Kompjuterët besohet se ju kanë dhënë mundësi aleatëve të lexojnë “mendjen e Hitlerit.”

Teknologjia pas Colossus ishte inovative për kohën. Tommy Flowers, inxhinieri pas ndërtimi të saj, përdorur mbi 2,500 tuba vakumi për të krijuar porta logjike, një teknologji pararendëse e qarqeve elektronike bazuar në gjysmëpërçues që përdoren sot në kompjuterët modernë.

Ndërsa kompjuteri ENIAC i 1945 konsiderohej më superior, zbulimi i ekzistencës së Colossus e ripozicionoi atë në historinë e kompjuterëve.

Mes dokumente ndarë për publikun nga GCHQ gjenden disa foto të kompjuterëve të periudhave të ndryshme. Pas luftës qeveria Britanike urdhëroi shkatërrimin e Colossus. GCHQ pretendon se teknologjia e Colossus ishte aq efektive saqë mënyra e saj e funksionimit u përdor deri në 1960.

Nga kompjuterë Colossus, vetëm dy kanë mbijetuar pas luftës për tu çmontuar më pas në 1960. Pasi filloi punë në një projekt rindërtimi në 1990, inxhinieri Tony Sale përfundoi 90 të rindërtimit operacional të Colossus Mark 2 në 2007 dhe që sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Kompjuterëve në Bletchley Park në Britani.

Andrew Herbert, drejtues i Muzeut Kombëtar të Kompjuterëve se Colossus ishte jetik për suksesin e aleatëve në Luftën e Dytë Botërore.

“Nga një këndvështrim teknik, Colossus ishte një pararendës i rëndësishëm i kompjuterit elektronik modern dixhital dhe shumë nga ata që përdorën Colossus në Bletchley Park vazhduan të bëhen pionierë dhe udhëheqës të rëndësishëm të informatikës britanike në dekadat pas luftës, shpesh duke udhëhequr botën me punën e tyre,” tha ai.