Pas Meta edhe Amazon nis raundin e dytë të largimeve masive të punonjësve

Las Vegas - Circa June 2019: Amazon.com Fulfillment Center. Amazon is the Largest Internet-Based Retailer in the United States

CEO gjithashtu paralajmëron se shkurtimet e fundit nuk do të vinë deri në mesin e muajit Prill dhe Amazon nuk do të informojë punonjësit e prekur deri në atë ditë.

Amazon nuk ka përfunduar të shkurtuari vendet e punës. Shefi i kompanisë Andy Jassy përmes një memoje tha se kompania do të shkurtojë edhe 9 mijë vende të tjera pune në javët në vijim.

Reduktimet do të prekin Twitch, divizionet e reklamimit dhe cloud si Amazon Webservices, thuhet në mesazhin e ekzekutivit.

CEO gjithashtu paralajmëron se shkurtimet e fundit nuk do të vinë deri në mesin e muajit Prill dhe Amazon nuk do të informojë punonjësit e prekur deri në atë ditë.

Shkurtimet janë faza e dytë e ristrukturimit operacional dhe uljes së kostove. Disa ekipe nuk ishin gati për shkurtimet në Nëntor dhe kompania dëshironte të bënte të ditur vendimet herët për të ofruar informacion.

Distributori online premtoi pagesa sipas kontratës dhe mbështetje për të gjetur vende të reja puna. Në Vjeshtë të vitit që lamë pas Amazon tha se do të shkurtonte 10 mijë vende pune por e çoi në 18 mijë në Janar.

Disa dyqane fizike gjithashtu janë mbyllur. Lajmi i Amazon vjen menjëherë pas Meta që tha javën e kaluar se do të shkurtonte edhe 10 mijë vende të tjera pune duke e dërguar në total 21 mijë numrin e punonjësve të larguar. /PCWorld Albanian