Pastroni fytyrën me domate, rezultati i shkëlqyer

Domatja është një produkt i mrekullueshëm për të hequr puçrat.

Ato janë një problem i madh për shumë femra dhe meshkuj, teksa jo në pak raste krijojnë probleme.

Për të pastruar fytyrën, ekziston një maskë e cila ka në bazë të saj domaten. Përbërësit e kësaj maske janë 1 kokër domate, – ½ gotë kos, ¼ kokër limoni.

Tuli i domates duhet grirë deri sa të bëhet në formë salce, sipër saj duhet shtrydhur limoni dhe duhet hedhur kosi.

Këtë masë përzjeheni mirë dhe aplikojeni në fytyrë, duke lënë të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Sipas mjekeve, ky trajtim mund të përdoret tre herë në javë./Mesazhi/