Pedri e De Jong nuk do të luajnë kundër Realit

Pakë orë para fillimi të ndeshjes ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, menaxheri Xavi Hernandez më në fund ka zbuluar listën e skuadrës që do të marrë për El Clasico-n e parë të sezonit.

Ndryshe nga zakonisht, Xavi vendosi të mos publikojë listën e skuadrës një ditë para ndeshjes, pasi ai dhe Barça prisnin të vlerësonin lojtarët e lënduar dhe kushtet e tyre përpara se të bënin një njoftim.
Pesë nga gjashtë yjet e lënduar – Robert Lewandowski, Raphinha, Pedri, Frenkie de Jong dhe Jules Kounde – u stërvitën me ekipin të premten, me vetëm Sergi Roberto që mungonte.

Dhe nga këta pesë, tre kanë arritur në skuadër pasi Lewandowski, Raphinha dhe Kounde të gjithë kthehen në listë, megjithëse nuk ka gjasa që ndonjë prej tyre të startojë.

De Jong dhe Pedri, megjithatë, nuk kanë arritur të rikuperohen për përballjen kundër Real Madridit.

Siç ishte rasti në mesjavë, të rinj si Pau Cubarsi, Hector Fort, Marc Guiu dhe Marc Casado gjithashtu bëjnë pjesë në listën e skuadrës.