Për vrojtuesit e mprehtë!

ShB Logos-A së fundmi nxori nga botimi librin “Rilindja e njerëzimit” të mendimtarit Sezai Karakoç.

Ky libër flet për krizën e gjithanshme që ka pllakosur njeriun e shek. XXI dhe qytetërimin e tanishëm njerëzor.
Për autorin, rigjallërimi i vërtetë i njerëzimit fillon me rilindjen e mendimit, ndërsa nëpërmjet kësaj, ai kërkon shpëtimin e njeriut dhe njerëzimit.

Libri: Rilindja e njerëzimit
Autor: Sezai Karakoç
Formati: A5
Faqe: 130
Përktheu nga turqishtja: Spartak Kadiu

Logos-A
Frymëzimi vazhdon…