Shefi i ushtrisë iraniane karikon trupat nën armë: Bëhuni gati!
Tensionet midis Amir Hatami dhe administratës së Donald Trump janë përshkallëzuar më tej pas deklaratave të fundit nga Teherani dhe Uashingtoni, të cilat tregojnë mundësinë e një konflikti më të gjerë.
Shefi i Ushtrisë Iraniane u ka thënë ushtarëve të jenë të gatshëm t’i përgjigjen çdo forme sulmi amerikan, duke përfshirë operacionet e mundshme tokësore.
Sipas mediave shtetërore, Hatami theksoi se “asnjë ushtar armik nuk duhet të mbijetojë” në rast të një skenari të tillë, me urdhër për të monitoruar lëvizjet e kundërshtarit me kujdes dhe saktësi maksimale, shkruan Sky News.
Në të njëjtën kohë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se konflikti me Iranin është “pranë fundit” dhe se mund të mbarojë në javët e ardhshme. Megjithatë, paralelisht me këto mesazhe, ka një vendosje të shtuar të forcave amerikane në Gjirin Persik, gjë që nxit më tej frikën e një përshkallëzimi të mundshëm dhe nisjen e një ofensive tokësore.
Analistët paralajmërojnë se një retorikë e tillë nga të dyja palët tregon një nivel të lartë mosbesimi dhe rrezikun e llogaritjes së gabuar, gjë që mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak në një shkallë më të gjerë. /tesheshi





