Përdoruesit e procesorëve të fundit AMD raportojnë djegie

Disa përdorues në Reddit dhe overclocker-i i famshëm Gjerman der8auer tha se diçka nuk po shkon siç duhet me çipet dhe disa modele pllakash amë.

Nëse jeni prej adoptuesve të hershëm të procesorëve të rinj X3D të AMD dizajnuar për të shtuar performancën gaming, mbase duhet të kontrolloni nëse një përditësimi i ri është bërë i disponueshëm nga prodhuesi i pllakës amë.

Disa raportime të izoluara se procesorët Ryzen 7000X3D po digjen vetëm pas pak javësh bënë që kompani të punojë me prodhuesit e pllakave amë AM5 për të vendosur kufizime të voltazhit.

Disa përdorues në Reddit dhe overclocker-i i famshëm Gjerman der8auer tha se diçka nuk po shkon siç duhet me çipet dhe disa modele pllakash amë.

Nëse keni lexuar për çipet Ryzen X3D, të cilët vinë me V-cache i aksesueshëm vetëm nga gjysma e bërthamave procesorike, duhet të dini se nuk lejojnë ti bëni overclock përmes mjeteve standarde.

Cache shtesë e bën çipin më të ndjeshëm ndaj ndryshimit të temperaturës krahasuar me procesorët normalë Ryzen dhe për këtë arsye overclock është çaktivizuar.

Në mëngjes një punonjës i MSI postoi në subreddit-in e kompanisë disa përditësime BIOS për modelet X670E, X670P, B650 dhe A620 duke kufizuar voltazhin. Teknikisht kjo e bën të pamundur ti bëni overclock procesorët.

Prodhuesit e tjetër të pllakave amë nuk kanë dërguar ende përditësime por Asus ka parë ca incidente të izoluara djegieje.