Përdoruesit e Twitter mund të ndajnë cicërimat në Instagram dhe Snapchat Stories

Përdoruesit të cilët kanë përditësuar në versionet e fundit mund të ndajnë cicërimat e tyre direkt në Instagram Stories dhe Snapchat.

Pse të bëni screenshot kur mund ta shpërndani direkt? Twitter Support tha ditën e Enjte se aplikacionet Android do të marrin të njëjtin funksionalitet që është prej kohësh në iOS: mundësinë për të ndarë cicërima direkt në Instagram ose Snapchat.

Për më tepër Twitter do të shtojë edhe Linkedin në aplikacionet Android dhe iOS.

Përdoruesit të cilët kanë përditësuar në versionet e fundit mund të ndajnë cicërimat e tyre direkt në Instagram Stories dhe Snapchat.

Që të shpërndani një cicërimë në Instagram mjafton të klikoni butonin Share dhe më pas të përzgjidhni ikonën e Instagram.

Cicërimat mund të publikoheshin në Facebook, Facebook Groups, Messengers, Gmail, Telegram dhe Signal. /PCWorld Albanian