Përdoruesit e Windows 11-ës së shpejti me një funksionalitet të shumëkërkuar për menaxhimin e audios

Ajo që përdoruesit do të dëshironin ishte të kenë një panelin me konfigurime të shpeshta për të ndryshuar nivelet e audios për aplikacione specifike.

Windows e ka bërë shpeshherë menaxhimin e disa pajisjeve audio një problem më vete. Përgjatë viteve Microsoft është përpjekur të përmirësojë eksperiencën në disa mënyra.

Për shembull, në 2021 kompania thjeshtoi mënyrën sesi Windows 10-ta kategorizon pajisjet Bluetooth. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, shpeshherë duket sikur sistemit operativ nuk e bën aq të lehtë ndërrimin e daljeve audio dhe menaxhimin e niveleve të zërit aq të drejtpërdrejtë.

Ajo që përdoruesit do të dëshironin ishte të kenë një panelin me konfigurime të shpeshta për të ndryshuar nivelet e audios për aplikacione specifike.

Për fatin tonë të mirë Microsoft ka menduar për këtë gjë. Kësaj jave kompania detajoi risitë e fundit të versionit eksperimental më të fundit të Windows 11-ës dhe pjesë e tij është një mikser audio.

Ndërfaqja e përditësuar jo vetëm që lejon kalimin nga një pajisje audio tek tjetra me lehtësi apo të aktivizoni audion hapësinore, por gjithashtu mund të ndryshohet niveli i audios për aplikacion.

Mbi të gjitha Microsoft ka shtuar një shkurtesë për ta bërë aksesimin e funksionalitetit më të shpejtë, ku mjafton të shtypni butonat CTRL+V në tastierë për ta hapur.