Përdoruesit e Windows 11 raportojnë degradim të performancës së memories me përditësimin e fundit

Ankesa më e madhe ishte rënia e performancës së memories. Në këto momente është ende i paqartë impakti i përditësimit, por atë që janë prekur janë kryesisht përdorues të NVME-ve.

Përdoruesit e Windows 11-ës të cilët kanë shkarkuar përditësimin më të fundit po ankohen për performancën e hapësirës së memories.

Impakt duket të jetë i lartë tek të prekurit ku disa flasin për përgjysmim të performancës ndërsa të tjerë thonë se është ngadalësuar hapja aplikacioneve apo kryerja e detyrave të ndryshme.

Përditësimi Moment 2 për Windows 11 erdhi javën e kaluar si një përditësim i së Martës. Vetë Microsoft hapi një thread në Reddit për të monitoruar situatën dhe përgjigjur ankesave.

Ankesa më e madhe ishte rënia e performancës së memories. Në këto momente është ende i paqartë impakti i përditësimit, por atë që janë prekur janë kryesisht përdorues të NVME-ve.

Një përdorues ankohej se përditësimi ka ulur shpejtësinë e transferimit të të dhënave nga 7000MB/s në 3000MB/s. Një rikthim i versionit të kaluar të Windows 11-ës rregullonte problemin.

Më poshtë gjeni disa screenshot të publikuar nga përdoruesit:

Microsoft tha se ka adresuar kopjimin e ngadaltë të të dhënave me përditësimin KB5023706 por ka rezultuar me efekt të kundërt. /PCWorld Albanian