Përfshihen nga zjarri tri vetura në Pejë

Janë përfshirë nga zjarri tri vetura në një dyqan të automjeteve me qira në Pejë.

Rastin për teve1.info e konfirmoi zëdhënësi për media në Drejtorinë Rajonalë të Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova, teksa njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, thuhet në konfirmimin e Rugovës.

Po ashtu, Rugova tha se vlera e dëmit është e konsiderueshme