Përhapen në iOS dhe Android aplikacionet të rreme të ChatGPT

MacRumors gjeti një aplikacion tjetër që të jepte përshtypjen e një aplikacioni zyrtar por që nuk ka asnjë lidhje me ChatGPT.

Nëse keni shpenzuar kohë në rrjetet social kohët e fundit me shumë gjasa keni parë video që tregojnë atë çfarë ChatGPT mund të bëjë.

Lançuar në fund të 2022, OpenAi publikoi ChatGPT falas për tu përdorur. Megjithatë ndërsa kompania e ka ofruar lirisht mjetin online, ekspertët tashmë paralajmërojnë se disa mashtrues krijojnë aplikacione duke i paraqitur si aplikacion zyrtar ChatGPT.

Një kërkim i shpejtë GPT në iOS App Store kthen një aplikacion në krye të të gjitha rezultateve që thotë se mbështetet në teknologjinë falas GPT-3 të OpenAi por gjithashtu kërkon 7.99 dollarë për akses të plotë.

Një tjetër aplikacion në rezultatet e kërkimit ka vlerësim prej 4.7 yjesh nga më shumë se 900 vlerësime. Gjithashtu thotë se mbështetet në GPT-3 dhe ofron abonime me pagesë prej 12.99 dollarësh.

MacRumors gjeti një aplikacion tjetër që të jepte përshtypjen e një aplikacioni zyrtar por që nuk ka asnjë lidhje me ChatGPT.

Tarifonte 7.99 dollarë në muaj dhe kishte mbi 12 mijë vlerësime. Aplikacioni tashmë nuk është më live.

As Apple as OpenAi nuk kanë komentuar në lidhje me përhapjen e aplikacioneve të rreme. /PCWorld Albanian