Çdo transformim i qëndrueshëm shoqëror e ka zanafillën në transformimin e individit.
Ky parim ka mbështetje në fjalën e Allahut:
“𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮 𝐧𝐮𝐤 𝐞 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐧 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐨𝐩𝐮𝐥𝐥𝐢(𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢𝐞), 𝐝𝐞𝐫𝐢𝐬𝐚 𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐧𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐨𝐣𝐧𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐚𝐧𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐯𝐞𝐭𝐯𝐞𝐭𝐞.“ (Er-Ra’d: 11)
Ky ajet e vendos ndryshimin shoqëror në raport të drejtpërdrejtë me përgjegjësinë individuale.
Shoqëria nuk përmirësohet vetëm përmes reformave të jashtme, por edhe përmes formimit të individëve!
Prandaj, përmirësimi i vetes është një kontribut i drejtpërdrejtë në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.
Ndryshimi i vërtetë nuk fillon vetëm me një dëshirë, por kur vendosim ta shndërrojmë bindjen tonë në një veprim të dukshëm.
Mund të jetë diçka e vogël, por e sinqertë dhe e qëndrueshme, si: Largim nga një mëkat, largim nga një ves i lig, lexim i Kuranit, përmirësim i një raporti me dikë…etj.
Një hap i vogël, por fillim i një ndryshimi të madh!
Zenel Hajdini








