Përplasje mes tifozëve të Serbisë e Malit të Zi, fluturojnë karriget

Gjatë ndeshjes eliminatore për “Euro 2024” mes Serbisë dhe Malit të Zi që u zhvillua në Beograd erdhi deri te një përplasje mes tifozëve të dyja përfaqësueseve.

Siç ka njoftuar “N1”, përleshjet nisën në mesin e pjesës së dytë. Pati fluturime të karrigeve, por situata u qetësua pas pesë minutave.

Pjesëtarët e policisë u vendosën në mes të grupeve të tifozëve për të parandaluar përshkallëzimin. Një pjesë e tifozëve malazezë u larguan menjëherë nga stadiumi.

Serbia triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Malit të Zi dhe u përforcua në pozitën e dytë.