Perversiteti i terrorit

Redi Shehu

Akti i djeshem terrorist ne rrugen me te populluar te Stambollit, na rikujton edhe nje here perversitetin e terrorit, terroristeve si dhe atyre qe qendrojne pas tyre.

Po ashtu, na rikujton se terrori dhe terroristet nuk kane nje fe te percaktuar. Ata godasin kudo dhe kedo pavaresisht perkatesise religjioze.

Turqia gjate gjithe vitit 2016 e me pas ne 2017 ka pesuar nje seri aktesh terroriste me qindra te vrare dhe te plagosur. Pra, nuk eshte natyra e fese qe prodhon dhune, por jane nje grup i caktuar njerezish qe jane burimi dhe shkaku i dhunes.

Deklarat e Ministrit te Brendshem tregojne se jo vetem eshte kapur autorja e aktit te shemtuar, ku nder te tjera u vrane 3 gra ne mesin e tyre edhe nje vajze 9 vjecare, por eshte kapur edhe personi i ngarkuar per te eleminuar me vone autoren e terrorit.

Çeshtja behet akoma edhe me interesante kur deklarohet se autoret e terrorit kishin planifikuar te arratiseshin ne Greqi menjehere pas atentatit. Pyetjet qe dalin jane: Perse dhe kush deshironte te vriste autoren e krimit? Cfare donin te fshihnin? Kush qendron prapa nje akti te tille? A mos ndoshta ka filluar nje vale goditjeje ndaj Turqise per te dobesuar rolin e saj vendimtar kohet e fundit ne gjeopolitiken globale?

Ditet dhe javet ne vijim do te mund te plotesojne akoma me mire kete mozaik te shentuar krimi.

Nga: Redi Shehu