Pesë mënyra natyrale për të luftuar infeksionet e traktit urinar

Infeksionet e traktit urinar janë shumë të zakonshme. Një analizë e vitit 2022 zbuloi se në vitin 2019, më shumë se 404.6 milionë njerëz në mbarë botën kishin kaluar një infeksion të tillë.

Infeksionet ndodhin kur bakteret, hyjnë në rrugët urinare dhë mund të prekin këdo, por femrat janë më të rrezikuarat. Kjo për shkak se uretra femërore, tubi që nxjerr urinën nga fshikëza, është më i shkurtër se ajo mashkullore. Distanca më e shkurtër e bën më të lehtë që bakteret të arrijnë në fshikëz.

Simptomat mund të shfaqen si ndjesi djegieje gjatë urinimit, urinim i shpeshtë, urinë e turbullt ose e errët, urinë me erë të forte, një ndjesi e zbrazjes jo të plotë të fshikëzës ose dhimbje.

Edhe pse antibiotikët përdoren për të luftuar këto infeksion, ka disa disa mënyra natyrale që ndihmojnë në menaxhimin e infeksioneve dhe në zvogëlimin rrezikut të përsëritjes. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa prej tyre.

Pini më tepër lëngje

Urinimi i rregullt mund të ndihmojë në largimin e baktereve nga trakti urinar duke parandaluar kështu ndonjë infeksion të mundshëm. Kur jeni të dehidratuar, dhe nuk urinoni shpesh, terreni për shumimin e baktereve është i përshtatshëm. Për të qëndruar të hidratuar dhe për të plotësuar nevojat tuaja për lëngje, është më mirë të pini ujë gjatë gjithë ditës.

Merrni vitaminë C

Disa prova sugjerojnë se rritja e marrjes së sasive të vitaminës C mund të mbrojë kundër këtyre infeksioneve. Vitamina C mendohet se rritu aciditetin e urinës, duke vrarë bakteret që shkaktojnë infeksion. Frutat dhe perimet janë veçanërisht të larta në vitaminë C dhe janë një mënyrë e mirë për të rritur sasinë e konsumit të saj. Specat e kuq, portokallet dhe kivi përmbajnë sasinë e plotë të rekomanduar ditore të vitaminës C.

Konsumoni lëng boronice pa sheqer

Konsumi i lëngut të pa ëmbëlsuar të boronicës së kuqe është një nga kurat natyrale më të njohura për luftimin e infeksioneve urinare. Ju gjithashtu mund mund ta merrni edhe në formë kapsule. Boronicat e kuqe funksionojnë duke ndihmuar në parandalimin e ngjitjes së baktereve në traktin urinar.

Merrni probiotikë

Probiotikët janë mikroorganizma të dobishëm që konsumohen përmes ushqimit ose suplementeve. Ato mund të vendosin në ekuilibër të shëndetshëm bakteret në zorrën tuaj. Ju mund t’i gjeni në formë suplementi ose në ushqime të fermentuara, të tilla si kefiri apo kosi natyral. Ato janë gjithashtu të dobishëm për rivendosjen e baktereve të zorrëve pas trajtimit me antibiotikë.

Ruani higjienën tuaj

Parandalimi i infeksioneve urinare fillon me praktikimin e disa zakoneve të mira të higjienës. Së pari, është e rëndësishme të mos e mbani urinën tuaj për një kohë të gjatë. Kjo mund të çojë në një grumbullim të baktereve, duke çuar në infeksion.