Petka Korçe me salcë patëllxhanësh

Për këdo që i pëlqejnë patëllxhanët, por që në këto ditë vape do të hajë lehtë, ja një pjatë thuajse vegane me tul patëlxhanash, vaj ulliri dhe limon. Petkat e Korçës nuk na kanë dalë kurrë kaq të mira.

Për 4 persona

• 2 patëllxhanë (tuli dhe prerë në forma kubike, pa lëkurë)
• 250 g petka Korçe nga Luga e Argjendtë
• 1 kokërr limoni organik (lëkura e grirë dhe lëngu)
• 1 thelb hudhër
• 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
• Kripë,
• Piper sipas dëshirës

Përgatitja:  Në një tigan shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe karamelizojmë patëllxhanët dhe hudhrën. Shtojmë pak kripë dhe përziejmë mirë patëllxhanët derisa të zbuten. Shuajmë me lëgun e limonit patëllxhanët e kaurdisur dhe u shtojmë kripë dhe piper. Në një tenxhere të thellë, shtojmë ujë dhe pasi ky i fundit të ketë valuar, shtojmë kripë sipas dëshirës. Shtojmë disa pika vaj ulliri dhe më pas ziejmë për 2-3 minuta petkat. Kullojmë petkat dhe i shtojmë në tiganin ku është përgatitur më parë salca e patëllxhanëve. Largojmë thelbin e hudhrave. Përzjejmë mirë petkat dhe salcën në tigan. Shtojmë petkat me salcë patëllxhani në pjatë dhe e aromatizojmë me lëkura limoni, gjethe të freskëta nenexhiku dhe pak vaj ulliri.

Receta nga Luga e argjendtë